Informatika për klasat VI - tetëvjeçare
Ky blog është krijuar për nxënësit e klasës së gjashtë për t'i njoftuar me lëndën e informatikës, si dhe me internetin në përgjithësi
Sunday, February 8, 2009
Monday, November 17, 2008
Hiperteksti dhe Hiperlidhja (hypertekst & hyperlink)
Hiperteksti është një tekst që përmban në vete më shum informata për atë tekst që është i përfshirë në atë moment. Hiperteksti përdoret në botën digitale, që do të thotë se përmban materijale të shumta që mund të janë ne formë të fotografive apo ne formë të shkrimit dhe për këtë arsye nuk mundet te prezantohet në një fletë të thejshtë. Ndërsa ai tekst që është ne fleta të thjeshta është teksti – linear.
Hiperteksti dallohet nga teksti linear nga që, hiperteksti është i lidhur me materijale ose faqe të veçanta që përmbajnë informata në lidhje me atë tekst. Lidhja e këti tipi quhet – hiperlidhje ose hyperlink.
Monday, September 15, 2008
Multimedia

Multimedia, (lat.: Multum + Medium) është lloj i medias që përdorë forma të shumëta të informimit dhe procesimit të informatave, si tekst, zë, grafikë, video, animacion, interaktivitet, për të informuar ose kënaqur shfrytëzuesin, audiencën.
Multimedia gjithashtu nënkupton edhe përdorimin e mediave elektronike për të ruajtur dhe prezentuar përmbajtje multimediale.
Multimedia është gjë e njejtë sikur media e përzier në artet e bukura, por më përfshirëse.
Gjithashtu multimedia nënkupton atë se të dhënat kompjuterike mund të prezentohen përmes zërit, grafikës, fotografisë, videos dhe animacionit përkundër mënyrës tradicionale të prezentimit medial (të tekstit dhe grafikës).
Më shum informata në lidhje me Multimedia mund të gjeni në: Multimedia
Sunday, September 14, 2008
Ditari Elektronik - "Blog"
Më shum informata në lidhje me Bloget mund të gjeni në: Wikipedia / Blog
Shikoni një blog (ditar elektronik) në gjuhën shqipe: Blogshkenca