Monday, November 17, 2008

Hiperteksti dhe Hiperlidhja (hypertekst & hyperlink)

Hiperteksti është një tekst që përmban në vete më shum informata për atë tekst që është i përfshirë në atë moment. Hiperteksti përdoret në botën digitale, që do të thotë se përmban materijale të shumta që mund të janë ne formë të fotografive apo ne formë të shkrimit dhe për këtë arsye nuk mundet te prezantohet në një fletë të thejshtë. Ndërsa ai tekst që është ne fleta të thjeshta është teksti – linear.

Hiperteksti dallohet nga teksti linear nga që, hiperteksti është i lidhur me materijale ose faqe të veçanta që përmbajnë informata në lidhje me atë tekst. Lidhja e këti tipi quhet – hiperlidhje ose hyperlink.

Monday, September 15, 2008

Multimedia


Multimedia, (lat.: Multum + Medium) është lloj i medias që përdorë forma të shumëta të informimit dhe procesimit të informatave, si tekst, zë, grafikë, video, animacion, interaktivitet, për të informuar ose kënaqur shfrytëzuesin, audiencën.

Multimedia gjithashtu nënkupton edhe përdorimin e mediave elektronike për të ruajtur dhe prezentuar përmbajtje multimediale.

Multimedia është gjë e njejtë sikur media e përzierartet e bukura, por më përfshirëse.

Gjithashtu multimedia nënkupton atë se të dhënat kompjuterike mund të prezentohen përmes zërit, grafikës, fotografisë, videos dhe animacionit përkundër mënyrës tradicionale të prezentimit medial (të tekstit dhe grafikës).

Më shum informata në lidhje me Multimedia mund të gjeni në: Multimedia

Sunday, September 14, 2008

Ditari Elektronik - "Blog"

Ditari elektronik apo Blogu (angl. Weblog, fjalë e përbërë nga Web dhe Log), shpesh shkurtohet në fjalën Blog, është një ditarë (personal) digjital. Shënimet e shkruara në llogaritësin personal publikohen në www. Në fakt blog-u është një fletë e gjatë në të cilën publikohen shkrimet sipas kohës kur ato janë shkruar. Në të vërtet është një fletë interneti (www) por që në rastin ideal është fleta e shkruar vetëm në një nivel (pa nënfleta). Blog-u i jepë mundësin Blogerit ("Blogger") dhe lexuesit një hapësirë të thjeshtë mediale për paraqitjen e aspekteve të jetës apo mendimit personal për temat specifike. Me fjalë të tjera Blog-u merret si një "këndë në internet" i ngjashëm me forumin në internet ku bëhet shkëmbimi i informatave, mendimeve apo përvojave etj.

Më shum informata në lidhje me Bloget mund të gjeni në: Wikipedia / Blog

Shikoni një blog (ditar elektronik) në gjuhën shqipe: Blogshkenca